Aktualitet

"Hec o çun!"/ Në kërkim të shoferit që u plagosi kolegët, Policia e Durrësit në "këmbë" (PAMJE)

Efektivët po “pastrojnë” çdo rrugë madje në një moment, njëri prej policëve i drejtohet një mjeti që nuk po e lironte rrugën: Hec o çun!

9 Qershor 2022, 23:59 Nga DOSJA
"Hec o çun!"/ Në kërkim të shoferit që u
Pamje nga Durrësi

DURRËS- Aksidentimi i dy efektivëve të Policisë së Durrësit ka ngritur në këmbë uniformat blu të qytetit bregdetar. Kjo pasi në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit, një person që ecte kundravajtje nuk i është bindur thirrjes për të ndaluar dhe ka shtypur dy efektivë të Policisë.

Tanimë, siç duket edhe nga pamjet e “Durrëslajm”, Policia ka kapur shoferin, ndërsa në kërkim është personi tjetër, ndaj dhe çdo zonë e qytetit po patrullohet. Efektivët po “pastrojnë” çdo rrugë madje në një moment, njëri prej policëve i drejtohet një mjeti që nuk po e lironte rrugën: Hec o çun!

Ngjarja e sotme fillimisht u se një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një automjeti, ndërsa minutat që pasuan kanë sjellë një tjetër version për ngjarjen. Por mesa duket Hysen Pici është personi që ka shtypur efektivët dhe më pas ka tentuar që të largohet. Po ashtu, është larguar edhe miku i tij.

perplasen policet ne durres

Sondazh

Poll