Aktualitet

NGJARJA në Durrës, Policia: Arrestohet një person, vijon ndjekja për kapjen e personit tjetër

Një prej dy personave që ndodheshin në mjet është kapur nga Policia, tjetri është ende në kërkim. 

9 Qershor 2022, 23:26 Nga k.m.
NGJARJA në Durrës, Policia: Arrestohet një person, vijon ndjekja
Foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin bregdetar, ku një i shumëkërkuar nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, duke marrë përpara dhe plagosur dy efektivë. Një prej dy personave që ndodheshin në mjet është kapur nga Policia, tjetri është ende në kërkim. 

Njoftimi i policisë Durrës:

Një automjet lëviste në sens të kundert. Forcat operacionele të Dvp Durres i kanë bëre shenje te ndalojë por drejtuesi i automjetit ka Vijuar lëvizjen duke përplasur dy punonjës policie, ku njëri polic ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Forcat operacionale të DVP Durres janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili ështe kapur me armë zjarri pistoletë. Vijon ndjekja për kapjen e personit tjeter.

durres perplasen policet ne durres

Sondazh

Poll