Aktualitet

E propozoi Berisha ndaj kandidatura e tij u rrëzua në Kuvend, Mirakaj: Zbuluan armikun e partisë

Simon Mirakaj shkruan se figura e tij u refuzua nga tre anëtarë të Partisë Demokratike, duke i përmendur dhe emra.

9 Qershor 2022, 22:38 Nga k.m.
E propozoi Berisha ndaj kandidatura e tij u rrëzua në Kuvend, Mirakaj:
Simon Mirakaj

TIRANË- Ish i internuari gjatë gjatë regjimit komunist në Shqipëri, Simon Mirakaj ka reaguar pasi kandidatura e tij si anëtar i Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit u rrëzua këtë të enjte në Kuvend. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Simon Mirakaj shkruan se figura e tij u refuzua nga tre anëtarë të Partisë Demokratike, duke i përmendur dhe emra. Sipas tij, ishin Jonila Godole, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi ata që nuk e donin pjesë të institucionit për menaxhimin e dosjeve. 

"Armikun (armiku jam unë) brenda partisë e zbuluan treshja Godole, Alibeaj dhe Gaz Bardhi me grupin e tyre. Nuk e përmirësuam dot biografinë. Të zgjedhurit i uroj suksese,"-shkruan ai.

Gentiana Sula do ta drejtojë edhe për një mandat tjetër Autoritetin për Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit, pasi sot ka marrë 105 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Dy kandidatët e tjerë kanë siguruar më pak vota, ku përkatësisht për kandidatin Altin Hoxha kanë votuar 80 deputetë pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa për kandidatin Marçel Hila kanë votuar pro 18 deputetë, 68 kundër dhe asnjë abstenim.

 

seance plenare 9 qershor 2022 gentiana sula simon mirakaj

Sondazh

Poll