Aktualitet

Moti i keq, ARRSH: Kujdes në aksin Elbasan-Peqin

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në në Facebook, shkruan se aksi Elbasan-Peqin ka pasur dalje të dherave dhe baltës në rrugë

9 Qershor 2022, 19:32 Nga I.A
Moti i keq, ARRSH: Kujdes në aksin Elbasan-Peqin
Foto nga rruga

ELBASAN- Moti i keq në Shqipëri ka bërë që disa akse të jenë të pakalueshme. Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në në Facebook, shkruan se aksi Elbasan-Peqin ka pasur dalje të dherave dhe baltës në rrugë, ndërkohë që drejtuesve të makinave që kalojnë nga ky segment rruge u është kërkuar të bëjnë kujdes. 

Postimi i Plotë:

Reshje shiu me intensitet ka përshkuar vendin pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren për pastrimin e akseve nacionale. Në segmentin rrugor Elbasan-Peqin(Murrash)ka pasur dalje të aluvjoneve në trupin e rrugës grupi i punës është në terren dhe po bën të mundur kthimin e këtij aksi në normalitet. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll