Aktualitet

14 "VIP-a" ende të lirë! Kë kërkonte RENEA sot në Elbasan, LISTA e të shumëkërkuarve nga Policia

Nga emrat që kanë dhënë dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, ka ende të paarrestuar.

9 Qershor 2022, 19:19 Nga DOSJA
14 "VIP-a" ende të lirë! Kë kërkonte RENEA sot
Talo Çela dhe Nuredin Dumani

ELBASAN- "Plumbi i artë" vazhdon! Aksioni i mbetur në mes pak kohë më parë, ka pasur 'pjesën e dytë' sot por sërish pa rezultate. Nga emrat që kanë dhënë dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, ka ende të paarrestuar. Bëhet fjalë për: Ervis Martinaj; Florenc Çapja; Talo Çela; Eljo (Ervis) Bitri; Festim Qoli; Alban Bengasi; Elvin Merlika; Alket Xhixha; Marjus (Suel) Lulaj (Çela); Agron (Kamber) Mehja; Aleks Çela alias (Tom Qorri); Agim Gjini; Mikael Qosja (Kamami) (Stefo) dhe Abedin Mama (Dine Çami).

Ishte dëshmia e Dumanit dhe Hoxhës, ajo që hapi rrugë për arrestimet duke dhënë detaje të reja për ngjarjet të rënda kriminale nga grupet e organizuara të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Por nga operacionin ‘Plumbi i Artë’ ka ende 14 të paarrestuar.

Sondazh

Poll