Aktualitet

RENEA në Elbasan/ Arrestohet krahu i djathtë i Talo Çelës, Klemend Xhaferri

Kelmend Ymer Xhaferri ( pseudonimi Kel Çami) ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek tregu ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.

9 Qershor 2022, 18:46 Nga k.m
RENEA në Elbasan/ Arrestohet krahu i djathtë i Talo Çelës,
Kelmend Xhaferri dhe RENEA

ELBASAN- Arrestohet krahu i djathtë i Talo Çelës, Klemend Xhaferri. Në prangat e forcave speciale, RENEA, sot në Elbasan ka përfunduar Xhaferri, i njohur me nofkën "Kel Çami", i cili gjithashtu konsiderohet si krahu i djathtë i Talo Çelës, i shumëkërkuari i Policisë që edhe kësaj here ka shpëtuar. Kelmend Ymer Xhaferri ( pseudonimi Kel Çami) ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek tregu ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.

Po ashtu, ai u përmend edhe në dosjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit nga Arbër Paplekaj në Elbasan, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Sipas opozitës, ai ka qenë edhe pjesë e incidentit të ndodhur ditën e verës në Elbasan, ku simpatizatët demokratë u përplasën me ata të Partisë Socialiste, ndërsa mes tyre kishte dhe persona me precedentë penalë. Për vrasjen e ndodhur në Elbasan, ai u shpall në kërkim më 22 prill, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”. Por nuk u kap deri më sot. 

klemend xhaferri renea ne elbasan

Sondazh

Poll