Aktualitet

Talo Çela shpëton sërish! RENEA shkon në Elbasan, i shumëkërkuari u ikën nga duart

9 Qershor 2022, 18:31 Nga k.m


ELBASAN
- Talo Çela zhduket sërish! Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Çela ka mundur që t’i ikë sërish Policisë së Shtetit dhe efektivëve të RENEA-s. Mesa duket ai ka mundur që të largohet nga vendi edhe kësaj here nga vendi ku strehohej përpara se aty të mbërrinte Policia.

Pasditen e sotme, bëjnë me dije se gjatë kontrolleve që po zhvillohen në Elbasan dhe Peqin për të kapur të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Deri më tani bëhet me dije se janë ndaluar 10 persona, por jo Talo Çela.

Por as identiteti i të ndaluarve nuk është bërë me dije nga Policia e Shtetit. Deri më tani bëhet me dije kontrollet janë kryer në disa shtëpi dhe biznese, ndërsa operacioni është ende në vijim.

Sondazh

Poll