Aktualitet

Shpëtuan sërish! Talo Çela, Suel Çela e Ervis Martinaj të 'pakapshëm', RENEA s'i gjeti as sot

Në vazhdim të operacionit ‘Plumbi i Artë’, nga i cili në kërkim janë 14 persona, duke se "VIP-at" kanë ikur sërish, pasi gjatë kontrolleve në vendet ku kishte informacion se fshiheshin nuk kishte mbetur asnjë shenjë e tyre.

9 Qershor 2022, 19:10 Nga DOSJA
Shpëtuan sërish! Talo Çela, Suel Çela e Ervis Martinaj
Foto ilustruese

ELBASAN- Suel Çela, Talo Çela dhe Ervis Martinaj kanë shpërtuar sërish nga "duart" e forcave RENEA. Edhe aksioni i sotëm në Elbasan dhe Peqin ka nxjerrë duarbosh uniformat blu të vendit që ishin vënë në kërkim të 'kokave'. Në vazhdim të operacionit ‘Plumbi i Artë’, nga i cili në kërkim janë 14 persona, duke se "VIP-at" kanë ikur sërish, pasi gjatë kontrolleve në vendet ku kishte informacion se fshiheshin nuk kishte mbetur asnjë shenjë e tyre. Po ashtu, në Elbasan kërkoheshin edhe Kamer Mehja dhe Gentian Sharra. Aksioni i Policisë ka nisur pak kohë më parë, kur Nuredin Dumani, vendosi që të bëhej i penduar i drejtësisë dhe të rrëfente gjithë krimet dhe ngjarjet kriminale për të cilat kishte dijeni, e po ashtu ato që kishte kryer vetë.

Sondazh

Poll