Aktualitet

I përfshirë në konfliktin ku u vra Pjerin Xhuvani/ "Kel Çami" u kap nga RENEA teksa lëvizte me makinë

Burime për Dosja.al bëjnë me dije deri më tani se personazhi i njohur si "Kel Çami" është ndaluar nga forcat RENEA teksa ka qenë duke lëvizur me një automjet.

9 Qershor 2022, 19:12 Nga k.m
I përfshirë në konfliktin ku u vra Pjerin Xhuvani/ "Kel
"Kel Çami"

ELBASAN- Klemend Xhaferri është kapur sot në Elbasan nga forcat RENEA, e gjitha në kuadër të zhvillimi të aksionit “Plumbi i Artë” që nisi nga rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije deri më tani se personazhi i njohur si "Kel Çami" është ndaluar nga forcat RENEA teksa ka qenë duke lëvizur me një automjet. Por nuk dihet nëse ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë, apo nëse është kapur vetëm. Xhaferri ishte shpallur në kërkim në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi në Elbasan para 25 Prillit, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.

klemend xhaferri renea ne elbasan

Sondazh

Poll