Aktualitet

Kush po kërkohet? RENEA zbarkon në Elbasan dhe Peqin, 10 të shoqëruar

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se forcat speciale kanë zbarkuar këtë të enjte me informacione se persona të shumëkërkuar fshihen në këtë zonë të vendit

9 Qershor 2022, 17:52 Nga k.m

ELBASAN- Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se forcat speciale kanë zbarkuar këtë të enjte me informacione se persona të shumëkërkuar fshihen në këtë zonë të vendit, por ende nuk ka informacione se për kë bëhet fjalë.

Të njëjtat burime nga Policia bëjnë me dije se po punohet lidhur me kapjen e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i artë”. Kontrollet po kryhen në disa banesa dhe biznese private. Deri në këto momente janë shoqëruar 10 persona. Por nuk dihet se lush janë dhe për çfarë akuzohen.

plumbi i arte renea ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll