Sport

Pesë sezone në Serie A, klubi historik italian tani shitet për 1 €: "Është akti im i fundit i dashurisë"

Messina, skuadra italiane ia doli të mbijetojë në Serie C, ndërsa tani ka ardhur koha që klubi të shikojë përpara. Klubi sicilian është në shitje prej disa kohësh, por blerësit e mundshëm nuk kanë dalë ende.

9 Qershor 2022, 18:49 Nga DOSJA

Pesë sezone në Serie A, klubi historik italian tani shitet për 1

ITALI- Messina, skuadra italiane ia doli të mbijetojë në Serie C, ndërsa tani ka ardhur koha që klubi të shikojë përpara. Klubi sicilian është në shitje prej disa kohësh, por blerësit e mundshëm nuk kanë dalë ende.

Situata e krijuar ka bërë që presidenti Pietro Sciotto të marrë një vendim të bujshëm: të shesë klubin për shumën simbolike prej një euro. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti Sciotto përmes një njoftimi zyrtar.

"Deri më tani nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare për blerjen e Acr Messina, vetëm disa telefonata për të kërkuar një informacion të shkurtër. Janarin dhe majin e kaluar theksova se qëllimi im i fundit ishte të shpëtoja klubin dhe të largohesha. Me keqardhje të madhe, pas pesë vitesh në krye të Acr Messina-s së lavdishme, përsëris dëshirën time për të përfunduar rrugën time këtu në krye të klubit, prandaj vendosa të shes aksionet për shumën simbolike prej 1 €. Është akti im i fundit i dashurisë.

E kam vendosur afatin 24 orësh të dielën e 12 qershorit, pas dhe pa asnjë reagim, do të analizoj situatën dhe do të marr vendimet pasuese, edhe nëse ato duhet të jenë të dhimbshme”.
Pra, nga sot do të mund të blihet Messina për vetëm një euro, por i gjithë operacioni duhet të mbyllet shpejt, edhe sepse duhet ndjekur procedura për regjistrimin e ekipit për kampionatin e Serisë C 2022/2023.

E.Ç (Dosja.al)

itali

Sondazh

Poll