Sport

Tragjedi në Argjentinë! Përplasje mes tifozëve dhe policëve: një i vdekur dhe 22 të plagosur

Në San Luis, gjatë ndeshjes së Kupës së Argjentinës, Independiente Ridavivia-Velez Sarsfield, shpërtheu një përleshje e vërtetë mes tifozëve të Independiente, shumë prej tyre pa bileta, dhe policisë.

9 Qershor 2022, 15:56 Nga DOSJA

Tragjedi në Argjentinë! Përplasje mes tifozëve dhe

ARGJENTINE - Tragjedi në Argjentinë, ku humbi jetën një tifoz gjatë një ndeshje të Kupës Kombëtare. Në San Luis, gjatë Independiente Ridavivia-Velez Sarsfield, shpërtheu një përleshje e vërtetë mes tifozëve të Independiente, shumë prej tyre pa bileta, dhe policisë. 

Sipas dëshmitarëve të pranishëm, raporton ‘Olé’, tifozi që humbi jetën në fillim refuzoi t'i nënshtrohej një kontrolli dhe më pas pati një atak në zemër, nga i cili nuk do të shpëtonte kurrë. Gjithashtu, raportohet se në përleshjet janë plagosur edhe 22 policë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll