Sport

"Klloun, ke derdhur lot krokodili", Dybala në shënjestrën e tifozëve të Juventusit, nuk e falin nëse shkon te Inter

Inter nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të transferuar Paulo Dybalan

9 Qershor 2022, 18:38 Nga DOSJA

"Klloun, ke derdhur lot krokodili", Dybala në

ITALI- Inter nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të transferuar Paulo Dybalan. Ditën e djeshme, sulmuesi do të merrte një ofertë nga klubi zikaltër. Kontratë 4-vjeçare me 6 milionë plus bonuset. Ka një distancë mes kërkesës së agjentit të lojtarit dhe klubit, por në të ardhmen e afërt do të ketë takime të tjera për të përcaktuar më mirë negociatat. Ndjenja është se në ditët e ardhshme Dybala dhe Inter do të mund të gjejnë një marrëveshje përfundimtare.

Prandaj, tifozët e Juventusit do të ndiheshin të tradhtuar nga lojtari që ka mbajtur numrin 10 për vite me radhë, duke i dhënë kështu trashëgimin e Del Pieros. Në rrjetet sociale, tifozët e Juventusit nuk e falin këtë tradhëti, i cili derdhi lot në ditën e lamtumirës. Biznesi është biznes. Kohët kanë ndryshuar, flamujt nuk ekzistojnë më. Por dihej se një pjesë e madhe e tifozëve të Juventusit i kishin kërkuar Dybalës që të mos shkonte te Inter.

"Klloun, ke derdhur lot krokodili", Dybala në

“Çdo mbret në fronin e tij, çdo klloun në cirkun e tij”, shkruan një përdorues në Twitter për negociatat mes Dybalës dhe Interit. "Klloun, tradhëtar", shkruan dikush. Por ka edhe nga ata që denigrojnë drejtuesit e Juventusit që kanë bërë të mundur përforcimin e antagonistëve të kampionatit.

"Klloun, ke derdhur lot krokodili", Dybala në

"Klloun, ke derdhur lot krokodili", Dybala në

 

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll