Sport

Sheriff Tiraspol zyrtarizon largimin e trajnerit, që iu bashkua ushtrisë së Ukrainës

Skuadra moldave njoftoi këtë të enjte largimin e dyanshëm të trajnerit Yuriy Vernydub

9 Qershor 2022, 17:11 Nga DOSJA

Sheriff Tiraspol zyrtarizon largimin e trajnerit, që iu bashkua

MOLDAVI - Yuriy Vernydub, një trajner 56-vjeçar ukrainas, zbarkoi në Moldavi në 2019/20 dhe hyri në historinë e Sherifit duke arritur kualifikimin në fazën e grupeve të Champions League për 2021/2022. Në atë fazë të ligës së milionerëve, ai arriti të përfundonte në vendin e tretë, në grup me Real Madrid, Inter dhe Shakhtar Donetsk.

Sheriff-i hyri në gojën e botës pasi, çuditërisht, mundi Shakhtarin (2-0), por moldavët shtangën edhe Real Madridin, fitues i edicionit më të fundit të Champions League, teksa e mundën me rezultatin 2-1 në ‘Santiago Bernabéu’.

Sherif Tiraspol kaloi në Europa League dhe u eliminuan nga kompeticioni nga Braga. Yuriy Vernydub, pasi u eliminua kundër portugezëve, zbuloi se do të largohej nga Sheriff-i për t'u bashkuar me trupat ukrainase në betejën kundër rusëve.

Rreth katër muaj më vonë, Sherifi njoftoi, në faqen zyrtare, largimin e trajnerit ukrainas për shkak të "rrethanave aktuale dhe me kërkesë të Yuriy Vernydub". 

“Yuriy Vernydub do të jetë përgjithmonë në historinë e klubit”,- ka shkruar klubi moldav i Sheriff Tiraspolit.

Sheriff Tiraspol zyrtarizon largimin e trajnerit, që iu bashkua

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll