Aktualitet

U ndaluan për kontroll, arrestohen nënë e bir shqiptarë në Greqi për trafik droge

Gjatë operacionit të koordinuar, pasditen e së martës, policia ka kontrolluar automjetin dhe ka gjetur një sasi kokaine me peshë 51.4 gram, si pasojë kanë rënë në pranga nënë e bir dhe i është konfiskuar automjeti që përdornin.

9 Qershor 2022, 13:23 Nga DOSJA
U ndaluan për kontroll, arrestohen nënë e bir shqiptarë
Policia greke

GREQI- Një grua 50-vjeçare nga Shqipëria dhe djali i saj 22-vjeçar me kombësi greke janë ndaluar në një bllokadë të ngritur nga punonjësit e policisë së anti-drogës së Katerinit në një zonë të Pierisë, pasi kishte informacione se ata trafikonin drogë.

Sipas mediave vendase, gjatë operacionit të koordinuar, pasditen e së martës, policia ka kontrolluar automjetin dhe ka gjetur një sasi kokaine me peshë 51.4 gram, si pasojë kanë rënë në pranga nënë e bir dhe i është konfiskuar automjeti që përdornin. Më pas u kontrollua në banesën e tyre, ku u sekuestrua një peshore elektronike.

Nënë e bir u dërguan në paraburgim dhe dojsa e tyre ju referua Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Katerini, e cils i procedoi sipas dosjes në ngarkim të tyre për transport droge me qëllim trafikimin.

Sondazh

Poll