Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëatdhetarin e tij, arrestohet pas një muaji arratie shqiptari në Itali

Ngjarja ka ndodhur më 9 maj ku policia ishte lajmëruar nga spitali i Aversës pasi aty ishte paraqitur një burrë me plagë të rënda thike në gjoks. Nga verifikimet e policisë, plaga nuk ishte më e vonë se një orë para se ai të paraqitej në spital.

9 Qershor 2022, 13:17 Nga DOSJA
Tentoi të vriste bashkëatdhetarin e tij, arrestohet pas një muaji
Policia italiane

ITALI- Një shtetas shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burg në Itali pasi dyshohet se tentoi të vriste një bashkatdhetar pas një zënke të momentit.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur më 9 maj ku policia ishte lajmëruar nga spitali i Aversës pasi aty ishte paraqitur një burrë me plagë të rënda thike në gjoks. Nga verifikimet e policisë, plaga nuk ishte më e vonë se një orë para se ai të paraqitej në spital.

Në marrjen e dëshmisë, i plagosuri tha se gjatë një grindjeje para një lokali në Parete, bashkëatdhetari i tij e ka goditur me thikë dhe është larguar nga vendngjarja me frap.

Pas një aktiviteti intensiv kërkimor, shqiptari u gjurmua në Grottaminarda, në provincën e Avellino. Viktima u operua urgjentisht dhe u transferua në Cardarelli në Napoli ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Poll