Politike

Meta pret ambasadorin turk në ikje: E vlerësoj angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Në një postim në Facebook, Meta tha se ky takim u zhvillua në kuadër të mbarimit të mandatin të diplomatit turk ku dhe i shprehu vlerësimin për marrëdhëniet dypalëshe.

9 Qershor 2022, 12:55 Nga d.a

Meta pret ambasadorin turk në ikje: E vlerësoj angazhimin e tij

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë Murat Ahmet Yoruk me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Meta tha se ky takim u zhvillua në kuadër të mbarimit të mandatin të diplomatit turk ku dhe i shprehu vlerësimin për marrëdhëniet dypalëshe.

"Vlerësova angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë dhe shpreha bindjen për përparimin e mëtejshëm të tyre në respekt të traditës dhe lidhjeve historike, por edhe të interesave të përbashkëta të Shqipërisë dhe Turqisë."-shkroi Meta.

Postimi i plotë:

Prita sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sh.T.Z Murat Ahmet Yoruk me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik në Shqipëri.
Vlerësova angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë dhe shpreha bindjen për përparimin e mëtejshëm të tyre në respekt të traditës dhe lidhjeve historike, por edhe të interesave të përbashkëta të Shqipërisë dhe Turqisë.

Sondazh

Poll