VD-'Pastrohen paratë nga Londra'/ Braçe: Po mashtrohet përmes Forex dhe kriptomonedhave
Sygjerimi i Braçes është që institucionet të veprojnë e të godasin veprimtaritë e paligjshme që po kryhen në mes të Tiranës.
TIRANË- Me tone të larta, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi nga salla e Kuvendit se po mashtrohet në kryeqytet përmes Forex dhe kriptomonedhave. Gjatë fjalës së tij, deputeti u shpreh se tregu është në gjendje katastrofike pasi është pa konkurencë. Ai prezantoi me pika shqetësimet që vëren në treg, duke thënë se nëse do të zbatohej sistemi bonus Malus, do të prishet funksioni që është në treg.
Sygjerimi i Braçes është që institucionet të veprojnë e të godasin veprimtaritë e paligjshme që po kryhen në mes të Tiranës.
'Pas gjithë kësaj që u tha këtu, do doja të flisja dhe unë për Lavrovin po mos dukem si mall kinez. Po flas për AMF. Do flas për atë që po ndodh në treg, për konkurencën. Jemi dorëzuar para një modeli tregu pa konkurencë, ndahen me përqindje, madje me ditë shitje e ndarje sipas tregut. Së dyti, detyrimet e papaguara ende, këto detyrime mbeten në një nivel parësisht se paguhen 1 mld. Së treti, sistemi bonus Malus, e kemi bërë njërën në komisione e seanca plenare, ende nuk është vënë në funksion, kompanitë nuk duan që të vihet në funksion, se po u vu prishet funksioni i tregut e se si është ndarë ai pasi përfitojnë qytetarët. Autoriteti, ka arritje të bazës ligjore me të cilën ka rregulluar veprimtarinë, por ajo që më shqetëson ka të bëjë me politikën që i bëhet krah kompanive. Një kompani të prekë depozitën e saj sipas ligjit, pa pyetur e për të blerë është e papranueshme. Përtej pikave, kam 2 çështje, informaliteti është problem i madh, nuk zbehet por forcohet, bën dëm të madh, institucionet nuk duhet të bëjnë pas, po duhet të merren me problemin që sjell ekonomia e zezë. U ngrit problemi i Forex, u lanë detyra atëherë, por ky rrjet u fuqizua shumë duke mashtruar deri në Gjermani. Unë kërkoj me forcë për bashkëpunim të të gjitha agjensive që të godasin këtë aktivitet mashtrimi e kriminal. Aktiviteti i kriptomonedhave është shqetësimi im. Dy ditë pas mbledhjes së Komisionit, u dëshmua se aktiviteti ishte i hapur në mes të Tiranës, mashtrimi me kartmonedha të huaja në Shqipëri e me kriptomonedha, e çështja e pastrimit të parave nga Londra në Tiranë.
Ca do bëjme, pas? Kur aktiviteti grumbullon para e përthith njerëz? Institucionet duhet të bëjnë një e të godasin veprimtaritë e paligjshme, paratë e krimit të organizuar e të korrupsionit po pastrohen përmes kriptomonedhave, unë i duartrokas ama ka probleme me të cilat duhet të përballemi. Aktiviteti i Forex kryhet në mes të ditës, mashtrojnë nga Tirana në Berlin. '- tha Braçe.
Sondazh
'Parada' e së enjtes/ Kryemadhi e qeshur krah Manjës, Çuçi krah Kumbaros, Açka me shkop
Monika Kryemadhi dhe Ulsi Manja TIRANË- Momente pikante të kapura nga fotografët pak para nisjes së seancës plenare të Kuvend...
90 minuta bisedë/ Kafe dhe biskota, DETAJET nga takimi i Begajt me 3 presidentët
Pallati i Brigadave TIRANË- Me kafe dhe biskota u shoqërua takimi prej 90 minutash mes tre presidentëve dhe atij të zgjedhur Bajram Beg...
VD-SHERR NË KUVEND/ Rama-Berishës: Jashtë, i padëshirueshëm. Kreu i PD: Turp
Flamur Noka dhe Sali Berisha TIRANË- Sherr i fortë në Kuvend! Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ngritur t&eum...
VD-Rama: Bordi i Karburanteve është komunist, s’duhet të ishte
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar për herë të parë se bordi që është krijuar për vendosjen e ...
VD-Debat për kohën/ Alibeaj i kërkon llogari Nikollës: S'duhet t'ja kishe dhënë fjalën Ramës
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk ishte dakord me vendimin e Lindita Nikollës për t'i dh&eu...
VD-Rama: Është e vërtetë, kemi naftën më të shtrenjë në rajon, por s’kemi taksa
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon. Nga foltorja e Kuvendit...
VD-Rama: Shkurtin e ardhshëm nis puna për ndëtimin e urës që na lidh me Malin e Zi
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dekaruar se në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të nisë puna për nd...
VD-"30% rritje"/ Rama-Tabakut: Më kujtove 430 mln euroshin, kur ti ishe prokurore e unë dëshmitar
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Nga foltorja, Rama tha se 30% i rritjes s&...
VD-Rama flet në Kuvend: Nuk kam shkollë zonja Tabaku, më orientoni pak
Edi Rama TIRANË- Në nisje të fjalimit të tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama nuk la pa komentuar deklaratën e deputetes s&eu...
VD-“Ke mësuar në shkollë”/ Tabaku: Shqipëria me çmimet më të larta në rajon, ministrja më ofendon
TIRANË- Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike është shprehur se Shqipëria po vuan pasojat e krizës shumë më t...
