Politike

VD-Debat për kohën/ Alibeaj i kërkon llogari Nikollës: S'duhet t'ja kishe dhënë fjalën Ramës

Alibeaj deklaroi se sipas nenit fjala nuk duhet t'iu ishte dhënë. Po ashtu, ai sygjeroi që koha e njëjtë t'i jepej edhe opozitës.

9 Qershor 2022, 12:16 Nga DOSJA
VD-Debat për kohën/ Alibeaj i kërkon llogari Nikollës:
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk ishte dakord me vendimin e Lindita Nikollës për t'i dhënë kohë të gjatë kryeministrit Edi Rama. Alibeaj deklaroi se sipas nenit fjala nuk duhet t'iu ishte dhënë. Po ashtu, ai sygjeroi që koha e njëjtë t'i jepej edhe opozitës.

REPLIKAT:

Alibeaj: Mori fjalën bazuar në nenin 47 të rregullores, e ka të drejtën por sipas nenit për aq kohë sa ai flet, duhet të flasim dhe ne, mos ia hiqni dhe kohën atyre të mazhorancës. 

Nikolla: Kryeministri mori kohë nga koha e grupit parlamentar

Alibeaj: Duhet të zbatosh dhe nenin 47, s'duhet t'ja kishe dhënë fjalën

Nikolla:Nëse Tabaku kërkon të flasë, dakord

Alibeaj: Jo zonjë, do të marrë të njëjtën kohë si kryeministri

Nikolla: Zonja Tabaku 2 minuta kohë për replikë.

seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll