Politike

VD-Berisha flet në Kuvend: Rama pranoi se përdor metoda komuniste, kjo zonja iu bë parzmore

Ai e konsideroi parzmore të Ramës kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit nuk i dha fjalën më herët.

9 Qershor 2022, 12:49 Nga F.M
VD-Berisha flet në Kuvend: Rama pranoi se përdor metoda komuniste, kjo
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaryar se vetë kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se ende po përdor metoda komuniste, referuar Bordit që vendos çmimet e karburanteve. I pranishëm në sallë, Berisha tha se anëatrët e bordit po u zbrasin xhepat shqiptarëve. Ai e konsideroi parzmore të Ramës kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit nuk i dha fjalën më herët.

"Prej kohësh në këtë parlament janë denoncuar bordet si institucione të të shkuarës tonë komuniste dhe e konfirmoi këtu krenarisht se me këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarë. Unë e denoncoj këtë gjë, sepse po u boshatisin xhepat shqiptarëve, po u nxijnë jetën, po i fusin në depression. Kjo zonja këtu bëhet parzmore e tij duke shkelur rregulloren në Kuvend. Ai që ia mabthi tha se po bënte heroin. Ky vend në dallim nga Maqedonia e Veriut prodhon 1 mln naftë në vit dhe nuk nxjerr asnjë energji prej saj. Naftën e ka me çmimin më të lartë në Evropë e rajon. Ky zotëri ka humbur çod sens realiteti,"- tha Berisha. 

seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll