Politike

VD-Berisha-Ramës: A ke fëmijë more, a ke ndjenja? Fale gjakun e të vrarëve në Kosovë, sapo flas unë, ia mbath

Berisha iu drejtua dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, të cilën e quajti avokate të Ramës.

9 Qershor 2022, 12:51 Nga F.M
VD-Berisha-Ramës: A ke fëmijë more, a ke ndjenja? Fale gjakun e
Sali Berisha

TIRANË- Kyetari i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministri Edi Rama se është një njeri pa ndjenja. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se Rama ka 'shitur' e tradhëtuar Kosovën në Ohër pasi i ka barazuar me agresorët viktimat e gjenocidit të zhvilluar nga Serbia. Berisha iu drejtua dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, të cilën e quajti avokate të Ramës.

"Rama krahasoi viktimat e Kosovës me agresorët. A ka fëmijë ky njeri, a është njeri ky njeri moj zonjë se je dhe avokatja e tij, s'na jep as fjalë për procedurë, thuaja moj njerëzve, tregoju se çfarë njeriu është ky, ku e ka ky autoritetin që t' i krahasojë fëmijët e Kosovës me ata të kuftës së Dytë Botërore. Përse e përdhos parlamentin me qëllime të tilla. Të dalin e të flasin dhe autoritetet e Kosovës, kush të lejon ty të falësh gjakun e fëmijëve të Kosovës. Unë nuk them se i ke vrarë ti ata, por mungesa e ndjeshmërisë totale ndaj shpirtrave të fëmijëve. ky ka gjetur ilaçin, sapo flas unë, ia mbath, Për periudhën që më hiqet fjala, ka parzmoren këtu mbrapa që s'pyet për rregulla. nuk durohet më kjo që ndodh. Do t'ia them në çdo vend, rrugë më rrugë,"- tha Berisha.

seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll