Politike

VD-SHERR NË KUVEND/ Rama-Berishës: Jashtë, i padëshirueshëm. Kreu i PD: Turp

Pro Berishës foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ai tha se Rama nuk ishte askushi që të përcaktonte personat që flisnin në Kuvend.

9 Qershor 2022, 12:26 Nga F.M
VD-SHERR NË KUVEND/ Rama-Berishës: Jashtë, i
Flamur Noka dhe Sali Berisha

TIRANË- Sherr i fortë në Kuvend! Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ngritur të marrë fjalën pasi ka përfunduar fjalimin e tij kryeministri Edi Rama. Nga vendi, Berisha i bëri thirrjekryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që ta linte të fliste, por kjo e fundit e konsideroi të paarsyeshme, pasi tha se janë me kohë të kufizuar. Berisha u kundërpërgjigj dhe tha se ishte një turp që t’i ndalej fjala.

Por, mes tyre ndërhyri edhe kryeministri Rama. Ky i fundit i tha Berishës se ishte non-grata dhe i padëshirueshëm e nuk kishte të drejtë të fliste. Pro Berishës foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ai tha se Rama nuk ishte askushi që të përcaktonte personat që flisnin në Kuvend.

Pjesë nga debati;

Sali Berisha: Më lejoni

Lindita Nikolla: Jemi me kohë të kufizuar

Sali Berisha: Turp, nuk i ndalohet fjala deputetit

Edi Rama: ulu aty se je non-gata

Sali Berisha: Akti i turpshëm. nuk i hiqet fjala

Edi Rama: Jo parlamentit, por ty se je non-grata. Koha e non-gratave ka përfunduar, ulu aty

Famur Noka: Kush je ti që përcakton se kush do flasë

Edi Rama: Je një njeri i padëshiruar, jashtë

Lindita Nikolla: Jemi me një kohë të kufizuar

Fatmir Mediu: Ju lutem më ristartoni kohën

Edi Rama: Je non-grata, ik se je i padëshirueshëm. Nuk të dëgjon njeri ty se je non-grata, jashtë, je non-grata.

flamur noka sali berisha seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll