Politike

VD-Rama: Bordi i Karburanteve është komunist, s’duhet të ishte

Kryeministri shtoi se qeveria nuk ndërhyn dot që të vendosë një çmim, sikur të ishte në kohën e komunizmit. 

9 Qershor 2022, 12:24 Nga F.M
VD-Rama: Bordi i Karburanteve është komunist, s’duhet të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar për herë të parë se bordi që është krijuar për vendosjen e çmimeve të karburanteve, është komunist. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se në një kohë normale, ai bord nuk do të duhej, por në një kohë krize, është i nevojshëm. Kryeministri shtoi se qeveria nuk ndërhyn dot që të vendosë një çmim, sikur të ishte në kohën e komunizmit. 

"E kam thënë këtë gjë dhe jo vetëm ju, por kur shumë kush prej kush përqeshte e nënqeshte. Ju kam thënë që do të vijë dita që nuk do të thoni sa e gjejn, po ku e gjen. Me këto po ballafaqohet Evropa. Dje ra qeveria, e dëgjuat arsyen? Njëra ishte pengmarrja e Maqedonisë së Veriut, nuk e lëshojnë pavarësisht se çfarë parashikimesh bëjnë lart e poshtë. Fjalia e dytë ishte sepse Bullgaria nuk ka më lekë. E pra, situata është kudo dramatike, nëse doni të bëni politikë këtu me atë avazin tuaj, vazhdoni bëjeni. Ama mos thuaj zonja Tabaku që ne vëmë tavan çmimin më të lartë. Kjo nuk ka sens. Ne nuk vëmë tavan të lartë tek karburanti. Vihet një tavan mbi të cilin nuk mund të shkojë. Gjithkush mund të vendosë për më pak. Ne nuk vendosim dot çmimim unik se nuk jemi në komunizëm. Ne kemi një bord komunist aty sepse nuk duhet të ishte. Por është spese është jashtë normales. Në kushtet normale është një bord komunist, në kushtet jo normale është njëndihmë. Nuk futet dot shteti të kontrollojë çmimet me dhunë. Por, ai bord ka një meritë, vendos një tavan, mbi të cilin nuk mund të shkojë,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll