Politike

90 minuta bisedë/ Kafe dhe biskota, DETAJET nga takimi i Begajt me 3 presidentët

Presidenti i zgjedhur ka dëgjuar më vëmendje ish-krerët e shtetit për të ditur më shumë nga eksperiencat e tyre

9 Qershor 2022, 12:16 Nga DOSJA
90 minuta bisedë/ Kafe dhe biskota, DETAJET nga takimi i Begajt me 3
Pallati i Brigadave

TIRANË- Me kafe dhe biskota u shoqërua takimi prej 90 minutash mes tre presidentëve dhe atij të zgjedhur Bajram Begajt në ambientet e Pallatit të Brigadave. Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj zhvilloi ditën e sotme një takim kokë më kokë me ish krerët e shtetit, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi.

Presidenti i zgjedhur ka dëgjuar më vëmendje ish-krerët e shtetit për të ditur më shumë nga eksperiencat e tyre dhe për të krijuar një ide më të qartë se çfarë e pret gjatë 5 viteve të ardhshme.

Të pranishmit në tryezë mësohet të jenë shprehur se Bajram Begaj ishte një dëgjues i mirë dhe se ka kërkuar mendime nga paraardhësit e tij për situatën politike në vend. 

bajram begaj alfred moisiu bamir topi rexhep mejdani

Sondazh

Poll