Politike

VD-"30% rritje"/ Rama-Tabakut: Më kujtove 430 mln euroshin, kur ti ishe prokurore e unë dëshmitar

Ai tha më tej se made në krahasim me muajin kaluar, çmimet janë ulur. 

9 Qershor 2022, 12:01 Nga F.M
VD-"30% rritje"/ Rama-Tabakut: Më kujtove 430 mln euroshin, kur
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Nga foltorja, Rama tha se 30% i rritjes së çmimeve të denoncuara nga Tabaku i kanë kujtuar 450 milionë euroshin për të cilin u akuzua në Komisionin për Inceneratorët. Kreu i qeverisë shtoi se edhe ai është bzuar në të dhënat e INSTAT dhe se i rezulton që në fakt çmimet janë rritur me 11% në krahasim me vitin e shkuar. Ai tha më tej se made në krahasim me muajin kaluar, çmimet janë ulur. 

"Çmimi i krizës energjike në Shqipëri ka mbetur atje ku ishte më parë, por në vendet e tjera është rritur, si në Evropë e kudo tjetër. Vetëm në Shipëri çmimi nuk rritet e vazhdon të mbetet njësoj si para krizës. Sot patjetër nafta është komponent, por energjia për të cilën ne vazhdojmë dhe paguajmë nga buxheti i shtetit është arsyeja e përse ne kemi këtë normë inflacioni. Dhe e dyta, rritja e prodhimit vendas, sepse nuk e kemi importuar inflacionin nga vendet e tjera. Vetëm për eksportet me Serbinë dhe me Maqedoninë e Veriut kemi një rritje domethënëse, thuajse dyfish, në aspektin e fondeve. Kjo për inflacionin. Ju folët për 30% që më kujtoi atë 430 milionshin për të cilin kemi pasur një ballafaqim pasi ju keni qenë në rolin e prokurores e unë në atë të dëshmitarit. Grupi i ushqimeve e pijeve alkoolike sipas INSTAT është 11.4%, nuk ka 30% këtu. Madje krahasuar me muajin e kaluar, çmimet janë ulur. Është muaj me muaj, flet INSTAT dhe jo unë,"- tha Rama. 

edi rama seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll