Iu vu tritol në biznes, Noizy: Isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi, s'di kush e ka bërë
Reperi Noizy deklaron se nuk e di kush ia ka vënë lëndën plasëse në biznes. Përballë grupit hetimor ka deklaruar se në momentin e shpërthimit ka qënë në gjumë.
DURRËS- Në momentin kur u vendos lënda plasëse në dy bizneset e tij në Durrës, Rigels Rajku, i njohur si Noizy ishte në gjumë. Kështu ka deklaruar reperi përballë grupit hetimor, teksa u mor në pyetje pas ngjarjes që ndodhi. Edhe pse u shpreh se nuk ka asnjë ide se kush mund t'ia ketë vendosur lëndën plasëse, reperi tregoi se ditë më parë është përfshirë në një konflikt fizik me Kleviol Ahmetin, të njohur si Cllevio Serbiano.
“Unë isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Nuk kam ndonjë ide se kush mund të jetë, por dy ditë më parë patëm përplasje fizike me Cllevio”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Mëngjesin e djeshëm, reperit iu vendos lëndë plasëse në dyqanin e tij të rrobave ndërsa u dëmtua edhe lokali që ai ka në katin e dytë 'Rigels Shisha Lounge'. Kunati i reperit deklaroi se nuk kanë konflikte me njeri e se çështjen ia kanë lënë në dorë shtetit. Policia ka marrë në pyetje Klevion Ahmetin, si personin e dyshuar për ngjarjen e ndodhur.
Çfarë ndodhi mes Noizy-t dhe Cllevios?
Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” ish-anëtari i The Bloody Alboz (TBA) u dhunua nga Noizy me datë 6 Qershor. E gjithë përplasja fizike e ka zanafillën pak ditë më parë kur shoku i Stresit Cllevio Serbiano, publikoi një video në Tik Tok ku shante Noizyn. Pas publikimit të videos, dyshja në fjalë kanë nisur debatet në rrjetet sociale përmes mesazheve. Ishte Noizy ai që i dërgoi një mesazh Cllevios për ta paralajmëruar, por ky i fundit nuk u ndal. Udhëtimi me makina luksoze për të bërë shioq para lokalit të këngëtarit nuk shkoi siç ishte planifikuar. Cllevio u kthye në Lushnje i dhunuar e me shenja të shumta, por telashet për të nuk u ndalën me aq. Ai u vu në pranga pasi kishte thyer edhe masën e siguriës 'arrest shtëpie'. Në polici ai kallëzoi këngëtarin për dhunë dhe Noziy e babai i tij, Bashkim Rajku, po ndiqen penalisht.
Sondazh
Iu bë shenjë të ndalonte, 33-vjeçari s'bindet, policia i zbulon 10 emigrantë e paligjshëm në mjet
Policia e Korces POGRADEC- Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Korçë pasi është kapur duk...
Çmimi i naftës shënon rekord, konfindustria: Qeveria të ndërhyjë me paketë fiskale, ka pasoja shkatërruese
Foto Ilustruese TIRANË- Konfindustria kërkon që qeveria shqiptare të ndërhyjë në uljen e çmimit të karburant...
I dogji zyrën noterit në Sarandë, Sinani rrëfen personin që e porositi: Më pagoi
Marjo Sinani SARANDË- Marjo Sinani, personi që është prangosur pasi akuzohet se i ka djegur zyrën noterit Aleko Anagnosti ka rr&eu...
REL: DASH mbështet çdo nismë për fuqizimin ekonomik të Ballkanit
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se e mbështet çdo nismë rajonale që bazohet në rregullat e Bashkimit Evropian dhe që...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 9 Qershor 2022
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme. Dosja.al sjell në faqe të parë lajmin se sot ësh...
Çmimi stratosferik i naftës/ Sot qytetarët fikin makinat në të njëjtën kohë (THIRRJA)
Nafta TIRANË- Qytetarët shqiptarë protestojnë sot! Shkak është bërë rritja drastike e çmimit të naft&eu...
U përplasën nga 'G-Class' teksa po kalonin në vijat e bardha, del nga spitali çifti Konomi
Aksidenti TIRANË- Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajë...
'Ballkani i Hapur'/ Lubonja: Lë pas shumë pikëpyetje, s'dihet interesi dhe qëllimi
Fatos Lubonja TIRANË- Për shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja, samiti i “Ballkanit të hapur” në Ohër nuk ishte a...
Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! Mbi 33 mijë nxënës testohen për gjuhën e huaj
Maturante TIRANË- Sot është provimi i parë i Maturës Shtetërore! Mbi 33 mijë maturantë do t'i nënshtrohen prov...
Reshje të forta shiu dhe breshëri, parashikimi i motit për ditën e sotme
Moti TIRANË- Rikthehen reshjet në vend! Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten vran&eu...
