Aktualitet

I dogji zyrën noterit në Sarandë, Sinani rrëfen personin që e porositi: Më pagoi

41-vjeçari ka shtuar se ka siguruar edhe prova për përfshirjen e tij në këtë krim. 

9 Qershor 2022, 09:09 Nga F.M
I dogji zyrën noterit në Sarandë, Sinani rrëfen personin
Marjo Sinani

SARANDË- Marjo Sinani, personi që është prangosur pasi akuzohet se i ka djegur zyrën noterit Aleko Anagnosti ka rrëfyer emrin e personit që e ka porositur për ta bërë atë. Mësohet se ai është shprehur se është paguar për t’i djegur zyrën noterit. Ende nuk dihet se emrin e kujt ka rrëfyer Sinani para grupit hetimor, por 41-vjeçari ka shtuar se ka siguruar edhe prova për përfshirjen e tij në këtë krim. 

Sinani u arrestua pasi u pikas nga kamerat e sigurisë së noterisë teksa thyente derën dhe digjte dokumentet që ndodheshin në zyrë.

Sinani u arrestua dy ditë më parë. Pas zjarrit, prokuroria mori vendimin që ta vinte në sekuestro zyrën e Anagnostit. Edhe vetë noteri Anagnosti u vu në pranga pasi akuzohet si i përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në Sarandë. Konkretisht një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës iu ofrua tre biznesmenëve për të ndërtuar një hotel gjithçka u bë përmes falsifikimit. 

marjo sinani aleko anagnosti

Sondazh

Poll