Butrinti/ Margariti: Shikoni ëndrra me kulla e hotele, s'do i kalojë privatit
Margariti TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se në Butrint nuk do të ndërtohen kulla e hotele. Pas akuzave t&eu...
Zhupa ngre pyetjen se kush do të mbajë përgjegjësi për këtë gjë.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzon sërish Ministrinë e Financave se ka shitur Butrintin në duart e privatit. E pranishme në Kuvend, në interpelancë me ministren Elva Margariti, Zhupa tha se kjo gjë bie ndesh me Konventën e Parisit. Ajo madje tha se edhe kërkimet që do të bëhen në Butrint, do të menaxhohen nga vetë Fondacioni. Sipas Zhupës, ADF-ja ka në dorë dhe nxjerrjen jashtë të pasurisë së paluajtshme që zbulohen në Butrint.
“Jam më se e qartë për atë që do të ndodhë në Butritn, gjithë përpjekja ime bëhet që gjithë shqiptarët të jenë të qartë për atë që do të bëhet në Butrint. Nuk ka në asnjë vend në botë, në këtë të qytetaruarën, apo në cilindo që një shtet të nxjerrë pasurinë kulturore dhe t’ia japë privatit. Nuk ekziston sepse e para dhe arsyeja pse besoj që ligji jo vetëm do të kthehet nga Prsidenci është sepse është antikushtetues. Bie në kundërshtim me Konventën e Parisit, e ka shteti për detyrë që të ruajë historinë. Lista e donacioneve nuk e ligjitimon dhënien me koncension, le të japë për kë të dojë, është i mirëptur, kam qenë unë që e kam propozuar që ADF-në ta fusni, por që shteti të jetë garant për ruajtjen e historisë. Ky nuk është ADF, është një findacion i ri, nuk është ai. Edhe ai që është përfaqësues i shtetit shqiptar sepse ju e vutë, nuk keni bërë thirrje, si e zgjodhët ju? E morët ju në telefon dhe e vutë? Apo si? Ky nuk është modeli që menaxhohen pasuritë kulturore nga fondacioni. Qarkullim të pasurisë së luajtshme, nxjerrje jashtë shtetit e zbulimeve që bëhen në Butrint, kush i kontrollon, kush mban përgjegjësi? Ky është skandal. Fondacioni vetë, privatët. Ata që ne i japim Butrintin me çelësa në dorë,”- tha Zhupa ndër të tjera.
Margariti TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se në Butrint nuk do të ndërtohen kulla e hotele. Pas akuzave t&eu...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një tjetër denoncim në sallën e Kuvendit e Sh...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quajti rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit ...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka kërkuar nga Opozita që të votohet buxheti që do të miratoj&e...
Tritan Shehu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi ditën e sotme se është kryer një shkelje e rregull...
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla TIRANË- Seanca në Kuvend ka nisur me akuza të forta. Kreu i grupit parlamntar të Partisë Social...
Enkelejd Alibeaj dhe Lindita Nikolla TIRANË- Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e shtatë deputetëve të Grupit...
Lindita Nikolla TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibe...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj nuk dha një datë se kur mund të shkrihet Bordi i...
Arben Ahmetaj TIRANË- Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministri i Shqipërisë nuk është përgjigjur kur është pye...