Politike

VD-Diskutimi për Komisionin/ Alibeaj: Po e hiqni në mënyrë të fshehtë. Nikolla: Nuk miratohet

Lindita Nikolla u shpreh se asgjë nuk është kundër ligjit e se kërkesa nuk është miratuar. 

9 Qershor 2022, 10:16 Nga A.B
VD-Diskutimi për Komisionin/ Alibeaj: Po e hiqni në mënyrë
Enkelejd Alibeaj dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”. Kjo solli reagime nga Partia Demokratike. Deputeti Enklejed Alibeaj deklaroi se heqja nga rendi i ditës për këtë kërkesë është shkelje e rregullores. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se asgjë nuk është kundër ligjit e se kërkesa nuk është miratuar. 

Alibeaj: Ka ca rregulla sesi futet një cështje në rendin e ditës. Ju vendosët të mos futet në rendin e ditës. Në rendin e ditës të dalë dje nuk ishte, kjo cështje duhet të ketë kohën e duhur nga të gjithë deputetët, na e lini në mënyrë të fshehtë, nuk iu bën nder as juve dhe as parlamentit, respektoni rregulloren

Nikolla: Është e përcaktuar, kur nuk bëhet me konsensus, vendos seanca plenare, ajo që thoni ju, jemi konformon rregullores dhe ligjit. Jemi tek njoftimet dhe po operojmë. Kush është kunder dhe dakord, abstenim? Nuk miratohet, nuk futet në rendin e ditës. 

seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll