Politike

VD-Kur do pushojë së funksionuari Bordi i Transparencës? Ahmetaj: Qeveria do e përdorë, ka akoma krizë

Ministri tha se ka akoma krizë, ndaj qeveria do ta përdorë. 

9 Qershor 2022, 10:00 Nga A.B
VD-Kur do pushojë së funksionuari Bordi i Transparencës? Ahmetaj:
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj nuk dha një datë se kur mund të shkrihet Bordi i Transparencës. I pyetur nga gazetarët se kur do të pushojë se funksionuari ky bord, ministri tha se ka akoma krizë, ndaj qeveria do ta përdorë. 

PYETJA: A ka qeveria një plan konkret se kur do pushojë së funksionuari bordi?

AHMETAJ: Qeveria punon cdo ditë, sot morëm detyra, Nëse do hapja bllokun tim janë mbi 20 e ca detyra që dha Rama për ndjekjen, përballimin dhe hartimin e krizës. Eshtë një krizë e shkaktuar nga njeriu, qeveria do vazhdojë të përdorë të gjitha instrumentat e duhura që të frenojë rritjen abuzive të çmimeve. 

arben ahmetaj vkm 9 qershor 2022

Sondazh

Poll