Politike

VD-"Erdhe në punë me makinë sot?", Ahmetaj: Është krizë globale, kemi marrë masa

Ahmetaj tha se situata aktuale përbën një krizë globale, por që plani i qeverisë vijon. 

9 Qershor 2022, 10:01 Nga F.M
VD-"Erdhe në punë me makinë sot?", Ahmetaj:
Arben Ahmetaj

TIRANË- Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministri i Shqipërisë nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse ka përdorur makinën për të shkuar sot në punë. Pas mbledhjes së Këshillimit të Ministrave, Ahmetaj u shpreh se qeveria shqiptare u ka ardhur në ndihmë qytetarëve me paketat që ka miratuar. Ahmetaj tha se situata aktuale përbën një krizë globale, por që plani i qeverisë vijon. 

"Nëse keni interes për çfarë bëjnë qytetarët, dua të ndaj me ju se qeveria ka menduar para disa muajsh për ato paketa që sot janë në funksion, nëse unë ju them se Shqipëria e ka inflancionin më pak se të tjerët. Kjo ka të bëjë me mbështetjen që ka ardhur nga qeveria. E vlerësoj pyetjen, por asnjëri nuk afrohet tek 60.2, të gjithë e kanë më të lartë. Është një krizë globale, sigurisht që në këtë fazë kur gjithë kriza e preson tregun, ne jemi të hapur dhe kemi dhe pasojat e të gjithë asaj krize. Është një krizë që nuk pushon sot, qeveria mbi të gjitha hap pas hapi e ka bërë planin,"- tha Ahmetaj. 

arben ahmetaj

Sondazh

Poll