Politike

VD-DENONCIMI/ Zhupa: Kërkimet në Butrint i bën privati

Deputetja shtoi se edhe ky proces që i takon shtetit, tashmë po ja kalojnë privatit.

9 Qershor 2022, 10:45 Nga F.M
VD-DENONCIMI/ Zhupa: Kërkimet në Butrint i bën privati
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një tjetër denoncim në sallën e Kuvendit e Shqipërisë në lidhje me parkun e Butrinti. E pranishme në sallë, Zhupa tha se tashmë edhe procesi kërkimor është në duart e fondacionit kërkimor. Deputetja shtoi se edhe ky proces që i takon shtetit, tashmë po ja kalojnë privatit.

“Gjendem sërish para jush për të kërkuar llogari për parkun e Butrintit. Keni vendosur ta ndani në dy pjesë. Meqë ju keni besim ta dorëzoni Butrintin në duart e një fondacioni, atëherë ta dorëzojmë edhe në duart e tyre Ministrinë së Kulturës. Për herë të parë me marrëveshjen e koncensionit që ju keni bërë, shkruhet se fondacioni miraton veprimtaritë ekonomike, artistike, turistike dhe kërkimore. Po ndalem tek kjo e fundit, jo sepse të tjerë nuk janë të rëndësishme, por sepse lidhet me faktin që është Ministria e Turizmit për pjesën turistike. Kërkimore, atëherë në mënyrë të cucditshme organi më i lartë sipas rregullit është Këshilli, por ju e keni marrë dhe ja keni transferuar një fondacioni. Pra ata zgjedhin se kush do të bëjë kërkime në Butrint. Privati po zgjedh se kush do të bëjë kërkime në Butrint,”- tha Zhupa.

ina zhupa seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll