Butrinti/ Margariti: Shikoni ëndrra me kulla e hotele, s'do i kalojë privatit
Margariti deklaroi se në Butrint nuk do të ndërtohen kulla e hotele
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se në Butrint nuk do të ndërtohen kulla e hotele. Pas akuzave të bëra nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa për projektin, ministrja ripërsëriti edhe një herë se Butrinti nuk do t'i kalojë privatit.
' Diskutimi për këtë projektligj ka qënë i gjatë, disa kolegë të opozitës kanë ende pikëpyetje. Do të sqarojmë ata që kanë hapësira për sqarime, duan të ndezin disa llampushka të një publiciteti. Do e ripërsëris se dhe pas votimit, Butrinti do të jetë pronë e shtetit e nuk do i jepet asnjë privati. Ky fondacion i financuar nga ministria do të monitorohet nga ne për të kontrolluar fondacionin, në krye të fondacionit është bordi. Fondacioni funksionon sipas ligjit të OJF, duke hedhur poshtë cdo alibi. Cdo qindarke do të mbetet në Butrint. 5 mln dollarë janë dhënë në formën e marrëveshjes së grantit. Ata që shikojnë ëndrra me kulla e hotele nuk do të ketë asnjë të këtij lloji, do parashikohet ngritja e një qendre dinjitoze. Do të sigurohet transport ekologjik, autobus e varka, që në vitin e parë duke filluar punën për të ndryshuar imazhin e Butrintit. Do të ketë shtim të punonjësve, do të ketë 110. Janë parashikuar grante për komunitetin, do të jepen për banorët me fokus promovimin e produktit vendas. Për herë të parë arka e Butrintit do të funksionojë në fondin e trashëgimisë kulturore. Më lejoni t'ju mërzis dhe një herë se plani ka 80 ekspertë dhe shqiptarë. Hapni takimin e bërë në Plaza që u transmetua live.
Nuk po bëjmë asnjë ndarje me nënzona. Në lidhje me Manastirin e Shëngjergjit. Kjo zonë është larguar jashtë zonës së pasurisë botërore, është rishikuar së bashku me të gjithë parqet e tjera. Zona e Manastirit, janë disa pjesë që nuk plotësojnë zonën e mbrojtur. Butrinti për ne duhet të jetë lider në turizmin dhe në rajon. Do e kthejmë në karbon free, do të jetë për komunitetin.'-tha Margariti.
Sondazh
VD-DENONCIMI/ Zhupa: Kërkimet në Butrint i bën privati
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një tjetër denoncim në sallën e Kuvendit e Sh...
VD-Komisioni për Investimet/ Bardhi: Dorëzuam kërkesën me 36 firma, një nga ministrat tuaj rrezikon burgun
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quajti rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit ...
VD-90 mln euro urë që na lidh me Malin e Zi, Balla-Opozitës: Turp nëse votoni kundër
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka kërkuar nga Opozita që të votohet buxheti që do të miratoj&e...
VD-Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë/ Shehu: S'ka asnjë sinjal, u shkel rregullorja
Tritan Shehu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi ditën e sotme se është kryer një shkelje e rregull...
VD-S'u ngrit Komisioni për Investimet Strategjike, Balla-Alibeajt: Keni shkelur ligjin
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla TIRANË- Seanca në Kuvend ka nisur me akuza të forta. Kreu i grupit parlamntar të Partisë Social...
VD-Diskutimi për Komisionin/ Alibeaj: Po e hiqni në mënyrë të fshehtë. Nikolla: Nuk miratohet
Enkelejd Alibeaj dhe Lindita Nikolla TIRANË- Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e shtatë deputetëve të Grupit...
VD-Ngritja e komisionit për investimet strategjike, Kuvendi nuk miraton kërkesën e Alibeajt
Lindita Nikolla TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibe...
VD-Kur do pushojë së funksionuari Bordi i Transparencës? Ahmetaj: Qeveria do e përdorë, ka akoma krizë
Arben Ahmetaj TIRANË- Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj nuk dha një datë se kur mund të shkrihet Bordi i...
VD-"Erdhe në punë me makinë sot?", Ahmetaj: Është krizë globale, kemi marrë masa
Arben Ahmetaj TIRANË- Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministri i Shqipërisë nuk është përgjigjur kur është pye...
VD-VKM/ Balluku: Miratuam 2 parqe fotovoltaike & marrëveshjen hidrokarbure për gazin natyror
Belinda Balluku TIRANE-Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot në përmbyllje të mbledhjes së qeverisë se Kësh...
