Politike

VD-S'u ngrit Komisioni për Investimet Strategjike, Balla-Alibeajt: Keni shkelur ligjin

Ai tha se kanë marrë firmat e vendosura në kërkesën e vjetër dhe e kanë vendosur tek e reja.

9 Qershor 2022, 10:24 Nga F.M
VD-S'u ngrit Komisioni për Investimet Strategjike, Balla-Alibeajt:
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla

TIRANË- Seanca në Kuvend ka nisur me akuza të forta. Kreu i grupit parlamntar të Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi grupin parlamentar të Partisë Demokratike se kishin shkelur ligjin. Balla iu drejtua Enkelejd Alibeajt dhe i tha se kanë marrë firmat e vendosura në kërkesën e vjetër dhe e kanë vendosur tek e reja.

Pjesë nga debati:

Lindita Nikolla: Zotëri jemi në procedurën e votimit, siç na përcakton rregullorja dhe ligji përkatës, kështu kemi operuar edhe në raste të tjera.

Enkelejd Alibeaj: Juve e ngrini si pretendim tashmë, ka ca rregulla se si futet një çështje në rendin e ditës, silleni këtë seancë në hulli të rregullores.

Taulant Balla: Grupi i PD-së ka shumë nevojë për të mësuar rregulloren në Kuvend. Ka dy vlerësime që bën Kuvendi i Shqipërisë, është hera e parë që ndodh një përpjekje për falsifikim, nuk ka ndodhur. Firma hidhet vetëm një herë në një dokument, nuk e merr dot nga një dokument ta hedhësh në një tjetër. Ky është element thelbësor, ti shkel me të dyja këmbët ligjin bazë, atë të respektit të dokumentave zyrtar. Si mund t’ju besojnë ju qytetarët kur ju e nisni kërkesën me shkelje ligji. Keni shkelur ligjin zotëri.

seance plenare 9 qershor 2022 taulant balla enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll