Politike

VD-Komisioni për Investimet/ Bardhi: Dorëzuam kërkesën me 36 firma, një nga ministrat tuaj rrezikon burgun

Bardhi deklaroi se pas tërheqjes së Agron Dukës, është ridorëzuar dhe një herë kërkesa me 36 firma.

9 Qershor 2022, 10:29 Nga DOSJA
VD-Komisioni për Investimet/ Bardhi: Dorëzuam kërkesën me 36
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quajti rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike si shkelje të rregullores. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi shtoi se pas tërheqjes së Agron Dukës, është ridorëzuar dhe një herë kërkesa me 36 firma. Deputeti pretendon se asnjë firmë nuk është falsifikuar e nëse maxhoranca mendon kështu, Bardhi hodhi idenë e votimit.

Po ashtu, ai shtoi se kërkesa e PD-së është rrëzuar nga një ministër në sallë i cili rrezikon mandatin e mund të shkojë në burg.

'Të na japësh Balla leksione për shkresa, është t'ja fusim të gjithë nga parlamenti me vrap. Konferenca rrëzoi kërkesën e opozitës me pretendimin tuaj se Agron Duka ishte tërhequr. Kjo u bë në konferencën e kryetarëve, me pretendimin tuaj se tashmë janë vetëm 34 firma, ju e rrëzuat. Sipas ligjit, zonja kryetare, duhet të tregoni kujdes se jeni betuar, sipas pikës 2, mjaftojnë 5 firma që kërkesa të shqyrtohet në seancë. Ekzistenca apo jo e 35 firmave e bën të detyrueshëm ngritjen e komisionit. Kemi paraqitur në datë 27, pasi jemi njohur me tërheqjen e firmës së Dukës, kemi bërë korrigjimin në kërkesën për komision. U ridepozitua, kërkesa e 36 deputetëve, u depozitua konform ligjit, dhe konform përgjegjësisë. E gjithë sqarimi që ju zonja kryetare bëtë, dhe sqarimi që Balla bëri ishte justifikim, shqiptarët janë dëshmitare se një javë para depozitimit, Rama tha këtu se harrojeni se do të krijohet një komision. Një minister i këtij Kuvendi, rrezikon mandatin dhe të shkojë në burg se në kushtet flagrante, ka përfituar bashkëshorti i saj statusin e investitorit stratergjik. Ministrat ndajnë me njëri tjetrin e Rama vendos në mëngjes se cilit do t'i japë një copë tokë në territorin e Shqipërisë. 

Keni një kërkesë me 36 firma dhe thoni është e falsifikuar, merreni listën dhe pyesni a ka kush vullnetin për të ngritur një komision hetimor, nëse ndonjëri thote s'kam vullnet, dmth që ne i kemi falsifikuar firmat. Ne nuk jemi si ju, ju jeni për t'i shërbyer Olta Xhaçkës, ta harroni që mund të bllokoni një komision hetimor. Së pari dilni zbuluar se me atë ligj është abuzuar.'- tha Bardhi.

 

seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll