Politike

VD-VKM/ Balluku: Miratuam 2 parqe fotovoltaike & marrëveshjen hidrokarbure për gazin natyror

Balluku thotë se një tjetër investim i rëndësishëm është edhe marrëveshja për prodhimin e gazit natyror.

9 Qershor 2022, 09:52 Nga A.B
VD-VKM/ Balluku: Miratuam 2 parqe fotovoltaike & marrëveshjen
Belinda Balluku

TIRANE-Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot në përmbyllje të mbledhjes së qeverisë se Këshilli i Ministrave ka vendosur që të japë edhe dy leje të tjera për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Balluku thotë se një tjetër investim i rëndësishëm është edhe marrëveshja për prodhimin e gazit natyror.

"Sot kemi kaluar 1 projekt vendim për disbalancat të krijuara nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike. Sot prodhuesit nga hidrocentralet e vogla, disbalancat i mbulonte KESH, nga sot, të gjithë entitetet që prodhojnë energji dhe nuk janë prodhues të energjisë, do të paguajnë këto disbalanca. Shëndosh sistemin elektroenergjitik. Miratuam 2 parqe fotovoltaike që do të ndërtohen në qarkun e Korcës, pa mbështetje financiare nga shteti, privat, ky është lajm i mirë pasi është investim nga etnitetet vendase. Iniciativa të tilla mbështeten për të lëhtësuar rrugën borokratike, shteti shqiptar përfiton pasi 2% e energjisë së prodhuar gjatë vitit i jepet në formë produkti apo në formë pagese. Kemi miratuar marrëveshjes hidrokarbure, për prodhimin e gazit natyror, Fraku dhe në atë të Povecës. Këto dy vendburime, do të kenë një rijetësim. Do investohen 500 mijë dollarë. Patëm dhe projektvendime për shpronësime.",-tha Balluku. 

belinda balluku vkm 9 qershor 2022

Sondazh

Poll