Sport

Gropa është mbushur, Austri-Francë për Nations League do të luhet në “Ernes Happel”

Gropa prej tridhjetë centimetrash në fushën e Ernst-Happel-Stadion përbënte një kërcënim për ndeshjen e së premtes për Nations League. Federata Austriake siguroi të mërkurën në mbrëmje se takimi do të zhvillohet pa probleme

9 Qershor 2022, 07:05 Nga DOSJA

Gropa është mbushur, Austri-Francë për Nations League do

AUSTRI - Në fund të ndeshjes Austri-Danimarkë (1-2) të hënën, danezët u ankuan për një vrimë që ishte krijuar në rrethin qendror të fushës në stadiumin Ernst-Happel. Thellësia (rreth tridhjetë centimetra) krijoi shqetësime dhe shkaktoi një valë paniku tek autoritetet austriake. 

Mbrëmjen e së mërkurës është zhvilluar një takim me UEFA-n për ndeshjen që do të zhvillohet kundër Francës të premten për Nations League. "Ne sollëm një specialist gjerman të terrenit që e mbushi këtë vrimë,"- shpjegon trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick. Duhet të shohim se si do të evoluojë fusha në orët e ardhshme. Por asgjë nuk tregon se ndeshja vihet në pikëpyetje. 

Federata Austriake gjithashtu ka reaguar duke dërguar një ekip specialistësh gjermanë për të kaluar të gjithë fushën me rreze “X” me një pajisje speciale për të parë nëse mund të shfaqen kavitete të tjera. Dhe ajo siguroi të mërkurën, në mbrëmje se ndeshja Austri-Francë do të zhvillohet.

Sipas Federatës Austriake, stuhitë e forta fundjavën e kaluar ngritën nivelin e Danubit, i cili rrjedh dyqind metra larg stadiumit. Prandaj, burimi i kësaj vrime mund të kenë qenë ujërat nëntokësore. Federata parashikoi dëme të tjera. Ajo solli gati 1000 m2 tapet bari me supozimin se shtresa e sipërme e fushës duhet të ndryshohet shpejt. Shtresa e poshtme është densifikuar.

Gropa është mbushur, Austri-Francë për Nations League do

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll