Sport

VD/ Boksieri afrikan humb jetës, ra në koma dhe nisi të luftonte me një fantazmë…

“Me pikëllim të madh për boksin e Afrikës së Jugut dhe familjen Buthelezi, raportojmë për vdekjen e Simiso Buthelezi në spital,”- thuhet në njoftimin e federatës së boksit të këtij vendi.

9 Qershor 2022, 07:00 Nga DOSJA

VD/ Boksieri afrikan humb jetës, ra në koma dhe nisi të luftonte

AFRIKE E JUGUT - Simiso Buthelezi, boksieri 24-vjeçar, i cili përfundoi në koma, të shkaktuar pas dënimit të ashpër që mori gjatë ndeshjes që humbi ndaj Siphesihle Mntungwa, për titullin e peshës së lehtë të Federatës Botërore të Boksit të Afrikës (WBF) në rrezik, ka humbur jetën.

“Me pikëllim të madh për boksin e Afrikës së Jugut dhe familjen Buthelezi, raportojmë vdekjen e Simiso Buthelezi (4-1, 2 KO) në spital”,- thuhet në një deklaratë të Federatës Afrikane të Boksit.

"Unë me të vërtetë nuk mund ta shpjegoj se çfarë ndodhi, të jem i sinqertë. Ishte shqetësuese, por në stërvitjen e tij dhe në përgatitjen për ndeshjen, nuk kishte asgjë të keqe me gjendjen e tij. Ai ishte në formë të mirë para luftës,"- tha Bheki Mngomezulu, trajneri i Buthelezit, në CBS.

Në disa imazhe që po bëjnë xhiron e botës, Simiso Buthelezi mbeti i çorientuar në raundin e dhjetë, pasi mori një goditje të fortë nga Mntungwa. Ai filloi të luftojë kundër një rivali të padukshëm (fantazmë) në Qendrën e Konventave Greyville në Durban. Pas ndeshjes, Simiso Buthelezi u dërgua në spital, ku u vendos në gjendje kome të induktuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll