Sport

Ditë “të nxehta” për Lukakun dhe Dybala, Inter nuhat goditjen e dyfishtë (Situata)

Lukaku mund të kthehet, Dybala është drejt firmës. Këto janë ditë shumë të nxehta në frontin e merkatos së Interit

8 Qershor 2022, 14:01 Nga DOSJA

Ditë “të nxehta” për Lukakun dhe Dybala, Inter nuhat

ITALI- Lukaku mund të kthehet, Dybala është drejt firmës. Këto janë ditë shumë të nxehta në frontin e merkatos së Interit. Skuadra zikaltër po nuhat goditjen e dyfishtë.Chelsea ka hapur mundësinë e huazimit  (sigurisht jo falas), ose të paktën ata janë gati të diskutojnë për të nisur një negociatë: këmbëngulja e sulmuesit belg dhe vendosmëria e tij në dëshirën për t'u rikthyer në Milano kanë bërë punën e tyre në këtë këndvështrim.

Lukaku i ka shprehur Tuchel arsyet pse nuk ka ndërmend të qëndrojë më në Londër, tekniku i përkohshëm që mban edhe frenat e merkatos ka rënë dakord me pronësinë e re që duhet të merret në formulën e huasë për 23 milionë.Me pak fjalë, negocimi premton të jetë shumë i ashpër.Nga ana tjetër, në frontin e Dybalas, pritet hapi vendimtar i nevojshëm për të zyrtarizuar një marrëveshje parimore që tashmë është gjetur prej disa kohësh.

Buzëqeshja e sigurtë me të cilën Marotta përshëndeti ditën e djeshme gazetarët që e pyetën për argjentinasin duket se do të pasohet nga shtrëngimi i duarve që mund të vijë në takimin që drejtuesi i zikaltërve do të ketë së shpejti me Jorge Antun, menaxherin e ish-sulmuesit të Juventus.Dybala ka dhënë preferencën e tij absolute ndaj zikaltërve, që duke pasur parasysh largimin e Vidal dhe Sanchez nga Inter, kanë vendosur të bëjnë lëvizjen vendimtare para kohe.

E.Ç (Dosja.al)

69440 354248

Sondazh

Poll