Sport

Italia, vazhdon ‘eksodi’, dy titullarët largohen nga grumbullimi; nuk do të jenë ndaj Anglisë dhe Gjermanisë

Leonardo Bonucci dhe Andrea Belotti, siç ishte planifikuar, janë larguar nga grumbullimi i Kombëtares pas fitores ndaj Hungarisë dhe për këtë arsye nuk do të jenë në dispozicion për Anglinë (11 qershor) dhe Gjermaninë (14 qershor)

8 Qershor 2022, 14:14 Nga DOSJA

Italia, vazhdon ‘eksodi’, dy titullarët largohen nga

ITALI- Leonardo Bonucci dhe Andrea Belotti, siç ishte planifikuar, janë larguar nga grumbullimi i Kombëtares pas fitores ndaj Hungarisë dhe për këtë arsye nuk do të jenë në dispozicion për Anglinë (11 qershor) dhe Gjermaninë (14 qershor). Asnjë problem fizik apo refuzim për të dy, trajneri Mancini kishte paralajmëruar se do të testonte disa të rinj në këto ndeshje të Ligës së Kombeve.

Sipas raportimeve të 'Sky Sport', trajneri i kishte dhënë leje Bonuccit të largohej pas finales ndaj Argjentinës, por kapiteni i ri preferoi t’u qëndronte pranë shokëve të skuadrës në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Tashmë Bonucci do të shijojë pushimet e tij pas një sezoni rraskapitës mes klubit dhe kombëtares. E njëjta gjë vlen edhe për Andrea Belotti, sulmuesi i Torinos që u largua si shoku i tij i skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

382736 14118

Sondazh

Poll