Sport

E hoqën në vitin 2005, Serie A rikthen traditën e vjetër; Play-off për titullin, nëse arrihet me pikë të barabarta

Kalendari për sezonin e ardhshëm të Serie A (13 gusht 2022 - 4 qershor 2023) do të zbulohet më 24 qershor dhe mund të ketë një lajm të rëndësishëm dhe revolucionar.

8 Qershor 2022, 13:48 Nga DOSJA

E hoqën në vitin 2005, Serie A rikthen traditën e vjetër;

ITALI- Kalendari për sezonin e ardhshëm të Serie A (13 gusht 2022 - 4 qershor 2023) do të zbulohet më 24 qershor dhe mund të ketë një lajm të rëndësishëm dhe revolucionar. Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, në rast se skuadrat e kreut barazohen me pikë, Federatës do t’i kërkohet një përjashtim për të luajtur një ndeshje play-off. Nuk do të ketë më diferencë golash dhe ndeshje direkte.

Ashtu si në sezonin e përfunduar së fundmi, kalendari do të mbetet asimetrik: faza e dytë do të jetë krejtësisht i ndryshëm nga ai i parë. Vetëm një herë, në historinë e futbollit italian, titulli kampion është dhënë përmes play-off-it: ndodhi në vitin 1964 midis Bolonjës dhe Interit. Më 7 qershor u organizua ndeshja finale mes Bologna-s së Fulvio Bernardinit dhe zikaltërve drejtuar nga  Helenio Herrera.

Emilianët fituan 2-0 dhe shënuan titullin e 7-të dhe të fundit në historinë e tyre. Playoff-i për titullin u zhduk duke filluar nga sezoni 2005/2006: klasifikimi i shkëputur u kthye në pikën e parë të marrë në konsideratë, e ndjekur nga diferenca e golave dhe numri i golave të shënuar në përgjithësi. Në fakt, me këtë rregulloren e re, u përjashtua absolutisht play-off.

E.Ç (Dosja.al)

353570

Sondazh

Poll