Sport

Një ‘Perandor’ i ri po lind në Brazil, djali i Adrianos tri gola, këmba e majtë njësoj si i atit (video)

Djali i vogël i ish-Perandorit ka shënuar një hat-trick me Serrano FC, një klub i kategorisë së tretë në kampionatin Carioca.

8 Qershor 2022, 13:31 Nga DOSJA

Një ‘Perandor’ i ri po lind në Brazil, djali i Adrianos

BRAZIL- Gjenetika nuk gënjen. As në futboll. Për këtë arsye, fëmijët e futbollistëve të famshëm shpesh e gjejnë veten të talentuar me një talent që ndonjëherë është edhe më i lartë se ai i prindërve të tyre.

Adriano Carvalho, vetëm 15-vjeç mendon të bëjë një tjetër demonstrim të kësaj trashëgimie gjenetike të futbollit. Djali i vogël i ish-Perandorit ka shënuar një hat-trick me Serrano FC, një klub i kategorisë së tretë në kampionatin Carioca.

Fillimisht një gol nga distanca, më pas dy gola si një sulmues zone.Gola që bën krenar babain Adriano, i cili komplimenton djalin në profilin e tij në Instagram.Në Itali, Perandori luajti me Fiorentinën, Parmën, Interin dhe Romën. Kush e di se një ditë edhe i riu Adriano Carvalho do të ndjekë gjurmët e të atit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)

E.Ç (Dosja.al)

400720

Sondazh

Poll