Sport

Gjermani-Angli, momenti që nuk u pa! Futbollisti vjell në fushë, arbitri vazhdon lojën

Ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Kombeve mes Gjermanisë dhe Anglisë zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me shifrat 1-1.

8 Qershor 2022, 12:58 Nga DOSJA
 
Gjermani-Angli, momenti që nuk u pa! Futbollisti vjell në fushë,
Jude Bellingham

GJERMANI- Ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Kombeve mes Gjermanisë dhe Anglisë zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me shifrat 1-1. Një barazim që lejon Italinë të shkojë në krye të grupit. Megjithatë, ishte një episode që frikësoi të gjithë tifozët. Bëhet fjalë për lojtarin e Anglisë, Jude Bellingham.

Ai hyri në fushë në minutën e 14’ në vend të Phillips, lojtari nuk kishte kryer nxehmje dhe pagoi pasojat. Pas një rikuperimi në fazën mbrojtëse, lojtari u përkul në fushë dhe volli. Në ato minuta 18-vjeçari nuk ishte në gjendje të ecte. Shokët e skuadrës dhe kundërshtari vazhdoi lojën, ndërsa disa spektatorë vunë re atë që kishte ndodhur dhe raportuan gjithçka në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

876679

Sondazh

Poll