Politike

PD denoncon: Tek Prefektura e Tiranës qeveria po u grabit dyqanet pronarëve, kompesim qesharak

26 Korrik 2019, 08:33 Nga DOSJA
PD denoncon: Tek Prefektura e Tiranës qeveria po u grabit dyqanet

TIRANË– Partia Demokratike ka bërë sot një denoncim, ku shkruan se në Tiranë po u vidhen pronat nga shteti qytetatëve. Me anë të disa fotove ku shihet se tek Rruga e Kavajës janë rrethuar nga Policia disa biznëse, PD shkruan se ato prona do të grabiten.

Zyra e shtypit të PD shkan se janë 4 pronarë, të cilët qeveria i ka shpronësuar për dyqanët e tyre me një vlerë qesharake, kur çmimi i tregut në atë vend është të paktën 4 herë më i lartë.

Tek Prefektura e Tiranës, qeveria po u grabit dyqanet pronarëve të ligjshëm pa vendim të formës së prerë nga gjykata. Janë 4 pronarë, të cilët qeveria i ka shpronësuar për dyqanët e tyre me një vlerë qesharake, kur çmimi i tregut në atë vend është të paktën 4 herë më i lartë. Qeveria ka thënë se pronat i duhen për të zgjeruar prefekturën dhe sot dyqanet janë rrethuar me shirit dhe ruhen me policë, pavarësisht se çështja është për shqyrtim në Gjykatën e Apelit. Pronarët janë të gatshëm të shpronësohen, por me vlerën e tregut, sipas ligjit dhe Kushtetutës. Qeveria e ka kundërshtuar këtë. Ish deputetja Oriola Papmuri dhe Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, që ndodhen atje, thonë se qeveria po vepron si një bandë me qytetarët. PD po heton, nëse veprimet e qeverisë për grabitjen e pronës së ligjshme të qytetarëve pa vendim gjykate të formës së prerë, kanë të bëjnë me veprimet e një klienti të Edi Ramës, i cili ka blerë disa shtëpi të vjetra aty pranë dhe do të ndërtojë”, është ky denoncimi i PD.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi i pd grabitja e pronave partia demokratike denoncimi i pd grabitja e pronave partia demokratike

Sondazh

Poll