Politike

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së pas takimit me Metën: Uniteti kombëtar, çelësi për suksesin

25 Korrik 2019, 17:56 Nga DOSJA
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së pas takimit me Metën:

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger pas takimit që zhvilloi me Presidentin Meta, shkruan në tëiter se: “Në takimin me Presidentin e Shqipërisë, ne ramë dakord se stabiliteti dhe uniteti kombëtar janë çelësi për progresin dhe suksesin # AlbanianOSCE2020 Chair.”

Presidenti Meta e falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së për mbështetjen e dhënë nga Sekretariati dhe nga vetë Sekretari i Përgjithshëm, për përgatitjet që Shqipëria po bën në funksion të marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE-së në vitin 2020.

Pasi e informoi për thellimin e krizës së gjithanshme, politike dhe institucionale që po kalon vendi, Kreu i Shtetit i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së ndërmjetësimin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidhjen e kësaj krize.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta takon thomas greminger sekretari i përgjithshëm i osbe-së thomas greminger ilir meta meta takon thomas greminger sekretari i përgjithshëm i osbe-së thomas greminger

Sondazh

Poll