Politike

Me taka dhe fustan portokalli, Grida Duma ndez temperaturat tek Teatri (Foto)

26 Korrik 2019, 05:42 Nga DOSJA

Tiranë- Ish-deputetja e PD-së i është bashkuar artistëve ditën e djeshme, duke deklaruar kështu se është kundra shembjes së Teatrit Kombëtar.

Si çdo herë, ajo dhe dje është shfaqur në formë. E veshur me një fustan në ngjyrë portokalli, taka të larta, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.  Nuk mungon edhe fotografja e saj e cila shkrep herë para herë foto për ish-deputeten.

Për më shumë se 1 vit, artistë dhe qytetarë kundërshtojnë projektin e bashkisë Tiranë, që do të sjellë shembjen e Teatrit Kombëtar. Ata kërkojnë ruajtjen dhe restaurimin e godinës, si një vlerë dhe kujtesë historike për Shqipërinë, por kryeministri Rama e quan Teatrin një “gërdallë” e cila duhet hequr nga për t’i hapur rrugë zhvillimit. Presidenti Ilir Meta, e ktheu dekretin në Kuvend për të mos lejuar shembjen e Teatrit, por Rama dhe Veliaj arritën sërish që t’i hapin rrugë shembjes.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike #artistet ne proteste grida duma te teatri ngujimi tek teatri #artistet ne proteste grida duma te teatri ngujimi tek teatri

Sondazh

Poll