Politike

Dy vëllezër me 25 vite diferencë, Rama publikon foton nga ditëlindja e Zahos, Gregori sy më sy me “spiderman-in”

26 Korrik 2019, 05:57 Nga DOSJA
Dy vëllezër me 25 vite diferencë, Rama publikon foton nga

Tiranë- Një ditë më parë djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho bëri 5-vjeç. Nuk kanë qenë të pakta urimet ndaj Ramës, i cili gjatë ditës nuk tregoi asnjë detaj rreth festës së kishin.

Por në mbrëmje kryeministri në Instagram publikoi një foto, ku shfaqen dy djemtë të tij, Zaho dhe Gregori.

“Vëllezër në momentin kur njëri sa është bërë 5 dhe tjetri përgatitet të bëhet 30”, shkruan Rama për foton, ku shfaqen të dy djemtë.

Ajo që vihet re është se Zaho është bërë si spiderman dhe shfaqet duke biseduar me vëllain e madh.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditëlindja e zahos edi rama gregor rama ditëlindja e zahos edi rama gregor rama

Sondazh

Poll