Politike

FOTO/ Kujtim Gjuzi nxjerr nga ngujimi në kullë emblemën e Licajve, poza me verë e peshk: Tirona, zemra e madhe!

25 Korrik 2019, 19:44 Nga DOSJA
FOTO/ Kujtim Gjuzi nxjerr nga ngujimi në kullë emblemën e

TIRANË– Pas fotos së postuar në Shkodër me emblemën e Licajve, Mustafanë, Kujtim Gjuzi ka hedhur hapin e radhës. 

Së bashku me deputetin tjetër, Adriatik Alimadhin, Gjuzi ka sjellë në Tiranë Licin duke e çuar për të darkuar në një restorant peshku. 

“Tirona Zemra Madhe!,”-shkruan Gjuzi krahas fotove teksa ngre dolli me verë të bardhë me miqtë e tij.

Pas kohë më parë Kujtim Gjuzi ishte në Shkodër në shtëpinë e Licajve, banda rivale e Bajrave me të cilën kanë pasur përplasje të shumta dhe kanë mbetur mjaft të vrarë nga të dy grupet.

Këto dy grupe kanë tronditur Shkodrën, pasi vala e vrasjeve të ndodhura një vit më parë dyshohet se ka ardhur si pasojë e përplasjeve mes Licajve dhe Bajrave.

Gjuzi ka publikuar edhe një foto nga shtëpia e familjes Lici që u ngujua pas ekzekutimit të Fatbardh Licit, gushtin e vitit 2018 në mes të Shkodrës, Mustafa Licin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi kujtim gjuzi mustafa lici tirane adriatik alimadhi kujtim gjuzi mustafa lici tirane

Sondazh

Poll