Politike

Zbardhet takimi i Ramës me drejtuesit e veriut: Nga shtatori do të shkarkohen ata që nuk kapin ritmin (POROSITË)

26 Korrik 2019, 07:53 Nga DOSJA
Zbardhet takimi i Ramës me drejtuesit e veriut: Nga shtatori do të

Tiranë- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takimin me drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste në qarqet e veriut. Rama është takuar me drejtuesit e qarqeve, të  Shkodër, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit, konkretisht Valdrin Pjetrin, Sandër Lleshajn, Safet Gjicin dhe Olta Xhaçkën.

Dosja.al ka zbardhur porositë që kryeministri iu ka dhënë drejtuesve. Rama ka deklaruar se në muajin shtator dhe tetor do bëhet vlerësimi i gjithë drejtoreve dhe pastrimi i atyre qe nuk kapnin ritmin.

“Konstituimi i Këshillave Bashkiake dhe kryebashkiakeve deri me 15 gusht. Të bëhet vlerësimi i punonjësve në çdo Bashki. Një analizë e strukturave dhe shërbimeve në institucionet lokale. Të shikohet cili është kontributi i drejtuesve të institucioneve në raport me Partine Socialiste. Administrata në territor ka probleme. Në muajin shtator dhe tetor do bëhet vlerësimi i gjithë drejtoreve dhe pastrimi i atyre qe nuk kapnin ritmin. Vendimet për emërimet e drejtoreve do merren në Këshillin Rajonal. Porosi kryetareve të bashkive të bëjnë organizmat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimeve. Këto plane duhet të jenë gati deri në fund të gushtit.”, kështu është shprehur Rama në mbledhje.

Në mbledhjen e asamblesë, kryesocialisti kërkoi më shumë angazhim si edhe paralajmëroi se nëse nuk do të ketë rezultate atëherë këta drejtues nuk do t’i kenë më postet e tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike drejtuesit e qarqeve te ps edi rama porositë e ramës zbardhet takimi i ramës me drejtuesit e veriut drejtuesit e qarqeve te ps edi rama porositë e ramës zbardhet takimi i ramës me drejtuesit e veriut

Sondazh

Poll