Politike

Ambasadori spanjoll flet për krizën në vend: Ambasadorët s’duhet të ndërhyjnë, dialog mes palëve

26 Korrik 2019, 06:43 Nga DOSJA
Ambasadori spanjoll flet për krizën në vend: Ambasadorët

Korçë- Ambasadori spanjoll në vendin tonë,Vicente Canelles Montero ka komentuar nga Korça krizën politike në vend.

Ai ka deklaruar se duhet të dialogojnë palët politike në vend.

Shqipëria duhet të vendosë vetë sesi të dalë nga kjo krizë. Në Spanjë situata të tilla janë zgjidhur me dialog palëve. Ne ambasadorët jemi për të vëzhguar jo për të ndërhyrë. Këto janë vështirësi që duhet ti zgjidhni. Është një vështirësi dhe shpresojmë që do të zgjidhet shpejt. Duhet të gjendet një zgjidhje dhe pa kaluar shumë kohë madje.
Spanja ka qenë gjithmonë pozitive sa i takon perspektivës së Shqipërisë për në BE dhe vazhdojmë të jemi me këtë qëndrim por Shqipëria duhet fillimisht të zgjidhë problemet e saj sepse një situatë kaq e vështirë komplikon rrugëtimin drejt BE por shpresojmë që kur të vijë momenti i duhur zgjidhja do të jetë e përshtatshme.”,
tha ai.

Vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike vicente canelles montero kriza politike vicente canelles montero

Sondazh

Poll